Italia është përfshirë nga një krizë politike pas humbjes së qeverisë së Giorgia Meloni në referendumin për reformën në drejtësi.
Nënsekretari i Drejtësisë, Andrea Delmastro Delle Vedove, dha dorëheqjen duke marrë përgjegjësi morale, edhe pse mohoi shkelje ligjore. Dorëheqje paraqiti edhe Giusi Bartolozzi, pas polemikave për deklaratat ndaj magjistratëve.
Ndërkohë, kryeministrja ka zhvilluar takime me drejtuesit e Fratelli d’Italia për të përcaktuar reagimin politik. Në qendër të kritikave është edhe ministrja Daniela Santanchè, për hetime mbi aktivitetet e kompanisë së saj gjatë pandemisë.
Nga ana tjetër, opozita, përmes Debora Serracchiani, i cilësoi dorëheqjet si të vonuara dhe të diktuara nga rezultati i referendumit, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence.