INTERVISTË/ “Vorbulla” romani horror që rrëfen zymtësinë e jetës bashkëkohore të Tiranës!

Pas botimit të librit të saj të parë, një përmbledhje poezish me titullin “Pak kohë për poezi”, gazetarja dhe autorja Genta Hodo ka lançuar së fundmi romanin e saj të parë. Ky roman jo vetëm që pasuron letërsinë shqipe, por shënon gjithashtu një moment të rëndësishëm, si njè ndër të paktët romane horror shqiptar. Sipas autores, ky është një rrëfim që hedh dritë mbi zymtësinë dhe kotësinë e jetës në shoqërinë bashkëkohore të Tiranës, ku individi përballet me veten, pas një sërë humbjesh të njëpasnjëshme.

TendencaInfo.al pati mundësinë të intervistojë Genta Hodon, duke sjellë kështu një pasqyrë të thellë jo vetëm të romanit, por gjithashtu të procesit të shkrimit dhe detaje interesante mbi krijimin e kësaj risie në letërsinë shqipe.

INTERVISTA:

Genta, çfarë të frymëzoi të shkruash një roman në zhanrin horror, veçanërisht duke qenë një zhanër i ri për autorët shqiptarë?

Edhe pse për lexuesit e librit tim të parë, një përmbledhje me poezi nën titullin “Pak kohë për poezi”, kalimi në zhanrin horror mund të duket e çuditshme, kush më njeh e di pasionin që kam për këtë zhanër. Jam rritur me romane fantastike (Harry Potter, Makina e Kohës, ndër të tjera). Horrori është nënzhanër i fantazisë dhe, pasi kisha lexuar këto përralla magjike më ra në dorë “Drakula”, diku nga mosha 12-vjeçare, mbeta e mahnitur prej atij rrëfimi. Qysh atëherë, filmat dhe letërsinë e këtij zhanri i ndjek me kërshëri. Përveç kësaj, pjesa “e errët” dhe “misteri” më joshin edhe përtej letërsisë së shkruar, edhe në jetën e përditshme. Më magjepsin rrëfenjat urbane për shtëpi të braktisura, shpirtëra që vajtojnë në varreza natën vonë, magji me mjete rrethanore për të ndjellë dashurinë që hera-herës tingëllojnë më horror se vetë rrëfimet me vampirë. Duke parë pasurinë e kësaj “letërsie gojore urbane” në mund ta quajmë kështu, por edhe njëherësh duke vënë re vobektësinë e këtij zhanri në gjuhën shqipe, të shkruaja një roman horror ishte çështje kohe për mua.

Si ka ndikuar jeta shoqërore dhe kulturore e Tiranës në krijimin e “Vorbulla”? Cila është lidhja mes jetës reale dhe historisë së romanit?

Paçka se ngjyrat e këtij rrëfimi janë të errëta, me zymtësinë karakteristike të zhanrit, “Vorbulla” është në thelb një rrëfim mbi zymtësinë dhe kotninë e jetës në shoqërinë bashkëkohore të Tiranës, ku përtej dukjes sipërfaqësore, marrëdhëniet që ndërtojmë me njëri-tjetrin priren të jenë gërryese dhe jetëshkurtëra. Ka një marrëveshje të pafolur që miqësitë që krijojmë nuk janë afatgjata, porse secila palë e di mirë se ç’duhet të japë dhe të marrë, e të mos presë shumë prej tjetrit; është një vorbull e ndërlikuar japje-marrjesh shumë të thjeshta, deri edhe primitive: të jap aq sa më jep, asgjë më shumë. Kjo vorbull, e cila disa prej nesh i tërheq më fort se ca të tjerë, është edhe lajtmotivi i romanit.

Personazhi kryesor është një mantenute që humb gjithçka dhe përballet me marrezinë. Çfarë mesazhi do të donit të përcillni për lexuesit përmes këtij personazhi?

Përtej të qenit mantenutë, Fiona është stereotipi i njeriut që e lejon ta marrë me vete rryma (në këtë rast, vorbulla). Sikurse prezantohet qysh në fillim të romanit, Fiona është një “ushtare e bindur e shoqërisë”, një vajzë e cila nuk arrin ta tejkalojë vullnetin e të tjerëve, të bëjë zgjedhjet e veta për jetën e vet. Nuk kam dashur të përcjell ndonjë mesazh të përveçëm, besoj se lexuesi nxjerr nga çdo vepër letrare përfundimet e veta, por kam dashur të nxjerr në pah atë që mund të ndodhë nëse nuk i mban në dorë frerët e jetës sate, kur i lejon të tjerët të të imponohen në zgjedhjet që ndikojnë direkt tek e ardhmja.

Si ndihmon horror-i në ndërtimin e një tregimi për përballjen me vetveten?

Horrori është një mjet i fuqishëm për të nxjerrë në pah mbrapshtinë që mbartin disa aspekte të bashkëjetesës në këtë shoqëri, sikurse është tëhuajëzimi i vetvetes. Harrojmë cilët jemi në të vërtetë sepse në përpjekie për t’u përshtatur me turmën, përfundojmë duke u njëhsuar me të. Në këtë çast, ajo çfarë kemi lënë pas nga vetja na tremb, sikurse ajo që rrekemi të bëhemi për të qenë të pranuar nga të tjerët. Këtu lind simbolika e “frikshme” e vorbullës: një qenie kreshpëruese në pasqyrë, që ka tiparet tona, por një veti e papërcaktuar e bën atë të llahtarshme. Kjo veti është gjithçka kemi frikë të jemi.

Si ka qenë kalimi nga poezia në prozë dhe çfarë sfidash ka sjellë kjo për ju si autore?

Poezia besoj se është rruga përmes së cilës letërsia vjen te ne që në moshë të hershme. Unë besoj se njeriu është qenie poetike, që kërkon t’i japë kuptim përditshmërisë duke e materializuar atë në vargje, dhe bukuri duke u dhënë vargjeve tingëllim. Të bëhesh poet i madh, kam përshtypjen se shkon paralelisht me të bërit njeri i madh. Proza është krejt tjetër gjë, për mendimin tim, së paku në formën moderne të këtyre dy shprehive letrare. Për mua, proza ka dashur të thotë rritje, racionalitet, largim prej individuales emotive drejt një individualiteti më objektiv, që kërkon universalitetin. Sfida e kësaj është të marrësh përgjegjësinë e paramendimit: asgjë nuk duhet t’i lihet rastësisë, tekstit. Në njëfarë mënyre, një përpjekie për të mos e lënë veten të të rrëmbejë “vorbulla” e pathosit poetik. Poezinë e kam shkruar shumë kur kam qenë në kërkim të vetvetes nëpër vargje gati-gati spontane, kurse prozën e shkruaj me përpikëri kirurgu.

Në një tregim të tillë, ku përzihet horrori dhe dramat e jetës së përditshme, si e krijove një balancë mes të dyjave?

Shumë e thjeshtë: nisa të shkruaj një dramë të jetës së përditshme, tek e cila pastaj, nuk është aspak e vështirë të gjesh horrorin! Mund të shkoj deri aty sa të them se zhanret e tjera janë mënyra të ndryshme për të devijuar nga horrori i jetës së përditshme.

Çfarë mendove kur e konceptove për herë të parë këtë histori? Ishte e vështirë të kaloje nga poezia në një roman të ngarkuar me tensione dhe pasiguri?

Asokohe doja se s’bën të botoja një vepër në prozë dhe, duke qenë se kisha nisur një roman të gjatë, të gjatë të zhanrit fantazi epike të cilin për ta mbaruar, do të më duhen dhjetë vite, zura të shkruaja disa tregime të zhanrit horror. Mbarova vetëm njërin prej tregimeve kur më lindi ideja e një gruaje të hiperseksualizuar e cila ballafaqohet me një shëmbëlltyrë të huaj të vetes në pasqyrë. Pra, “Vorbulla” u nis si tregim. Mirëpo, me ta filluar nisa të mendoja detaje të shumta mbi personazhet dhe, pasi dashur pa dashur i krijova historitë jetësore të gjithësecilit jo për ta përdorur në rrëfim po për të pasur në mendje një portret më të qartë të tyre, kuptova se ky rrëfim do të ishte më i gjatë se të tjerët, mbase një novelë. E kisha të qarte qysh prej fillimit se si do të shkonte filli i ngjarjeve, por nuk e dija sa gjatë do të ndalesha në ndjeshmëritë e personazheve dhe si secili do të bëhej pjesë e imja. Kështu që “Vorbulla” u shndërrua në një roman. Më duhet të them se pjesët e horrorit janë mjaft sfiduese për t’u shkruar, pasi kërkojnë të rrëmosh në drejtimin e duhur të imagjinatës së pacakë dhe gjithashtu një fjalor të larmishëm. Për këtë të fundit, më është dashur të lexoja romane vetëm në gjuhën shqipe, të sjellë sigurisht prej përkthyesve më të mirë që kemi, intensivisht për një vit të tërë, si edhe ta rishkruaja romanin dy herë.

Çfarë mund të ma zbuloni për karakteret e tjerë të romanit dhe mënyrën se si ata pasqyrojnë shoqërinë tonë?

Personazhet e romanit përfaqësojnë stereotipa të shoqërisë sonë. Fiona – mantenuta e bukur që nuk di të bëjë asnjë punë. Luara – blogerja e famshme që e kalon jetën mes qejfeve të shfrenuara. Redoni – barkaleci me Hammer që i ka bërë paratë me aktivitete të paligjshme dhe që financon politikanët. Xhino – djali “i mirë” dhe i shkolluar, prindërit e të cilit përfaqësojnë shtresën e pasur dhe intelektuale. Ndonëse janë në dukje tejet stereotipikë, aq sa ngjajnë parodikë, jam përpjekur t’i pasuroj me aspekte sa më njerëzore, të frymëzuara prej njerëzve që kam takuar në përditshmëri. Pra, romani përpiqet të nxjerrë në pah sa të ngjashëm jemi që të gjithë, pavarësisht shtresës shoqërore, apo stereotipit ku përkasim.

Çfarë ka qenë më e vështirë për ju në këtë libër: tema që trajtoni apo aspekti i krijimit të frikës dhe tensionit?

Tema ka qenë relativisht e lehtë: duke qenë se kam përvojë të gjatë në media, tematika të tilla i kam prekur, edhe fare pa dëshirë, mjaft shpesh në bisedat e përditshme mes kolegësh. Kam njohur edhe vajza të cilat nuk e kishin për turp të pranonin se e siguronin jetën përmes një të dashuri të kamur. Personazhet dhe motivet më erdhën mjaft natyrshëm. Krijimi i tensionit pastaj, është çështje teknike narrative. Megjithatë, kyçe për të krijuar tension është që personazhet dhe dramat e tyre të jenë sa më të besueshme. Ta bësh personazhin aq të prekshëm, sa lexuesi të presë që ai të reagojë në një mënyrë të caktuar përballë një rreziku. Të mos ndihet pra, ndërhyrja e autorit fuqiplotë në rrëfim, por ngjarjet të lexohen si rrjedhë e natyrshme e njëra-tjetrës. Kjo është pjesa më e vështirë e një rrëfimi të tillë dhe arsyeja përse një autor mezi fle gjatë kohës kur shkruan një roman.

Çfarë mund të presin lexuesit nga “Vorbulla”? A ka diçka që do të donit ta dinit përpara se të fillonin ta lexonin?

Mendoj se “Vorbulla” lexohet edhe nga ata të cilët nuk para lexojnë horror. Horrori këtu është përdorur si simbolikë, për aspekte te të cilat mund ta gjejnë veten edhe dashamirësit e zhanreve më “të buta”.Cilat janë planet tuaja për të ardhmen në letërsi? Do të eksploroni më tej zhanra të tjerë, apo do të qëndroni te horror-i?Do të qëndroj padyshim te fantazia. Është ëndrra ime të sjell në shqip një sagë të madhe, me elemente fantastike të frymëzuara nga epika jonë. Megjithatë, horrori mbetet “shtëpia” ime si autore dhe kam në plan ta eksperimentoj më tej. Kam një roman tjetër në dorëshkrim, i cili edhe pse horror është i një lloji shumë më të veçantë, që po lëvrohet shumë nëpër botë por unë, sikurse me “Vorbullën”, dua ta vendos në sfondin e realiteteve vendase.

Për lexuesit që janë të pasionuar pas zhanrit horror, cilat janë disa nga autorët apo librat që ju kanë frymëzuar për të krijuar këtë roman?

Kam lexuar shumë autore bashkëkohore latine, veçanërisht argjentinase, që shkruajnë horror. Samantha Schweblin është një rrëfimtare e shkëlqyer, ka një aftësi të veçantë për ta mbajtur tensionin lart, e cila më ka frymëzuar shumë sa i takon teknikës. Gjithashtu Mariana Enriquez, e cila ndërthur tematika sociale me elemente horrori. “Mishi është i butë” i Agustina Bazterricës të trondit duke përfytyruar një shoqëri ku tregtohet dhe konsumohet mish njeriu. Këto janë vetëm disa nga zërat e një bumi të ri të letërsisë së Amerikës Latine, që më kanë frymëzuar. Gjithashtu, nuk mund të lë pa përmendur fituesen e çmimit Nobel, Olga Tokarzcuk, e cila shkruan në zhanre të ndryshme, mes të cilëve edhe horrori. Olgën, them se duhet ta lexojnë të gjithë, pa përjashtim!

Çfarë të frymëzoi të shkruash një roman në zhanrin horror, veçanërisht duke qenë një zhanër i ri për autorët shqiptarë?

Edhe pse për lexuesit e librit tim të parë, një përmbledhje me poezi nën titullin “Pak kohë për poezi”, kalimi në zhanrin horror mund të duket e çuditshme, kush më njeh e di pasionin që kam për këtë zhanër. Jam rritur me romane fantastike (Harry Potter, Makina e Kohës, ndër të tjera). Horrori është nënzhanër i fantazisë dhe, pasi kisha lexuar këto përralla magjike më ra në dorë “Drakula”, diku nga mosha 12-vjeçare, mbeta e mahnitur prej atij rrëfimi. Qysh atëherë, filmat dhe letërsinë e këtij zhanri i ndjek me kërshëri. Përveç kësaj, pjesa “e errët” dhe “misteri” më joshin edhe përtej letërsisë së shkruar, edhe në jetën e përditshme. Më magjepsin rrëfenjat urbane për shtëpi të braktisura, shpirtëra që vajtojnë në varreza natën vonë, magji me mjete rrethanore për të ndjellë dashurinë që hera-herës tingëllojnë më horror se vetë rrëfimet me vampirë. Duke parë pasurinë e kësaj “letërsie gojore urbane” në mund ta quajmë kështu, por edhe njëherësh duke vënë re vobektësinë e këtij zhanri në gjuhën shqipe, të shkruaja një roman horror ishte çështje kohe për mua.

Si ka ndikuar jeta shoqërore dhe kulturore e Tiranës në krijimin e “Vorbulla”? Cila është lidhja mes jetës reale dhe historisë së romanit?

Paçka se ngjyrat e këtij rrëfimi janë të errëta, me zymtësinë karakteristike të zhanrit, “Vorbulla” është në thelb një rrëfim mbi zymtësinë dhe kotninë e jetës në shoqërinë bashkëkohore të Tiranës, ku përtej dukjes sipërfaqësore, marrëdhëniet që ndërtojmë me njëri-tjetrin priren të jenë gërryese dhe jetëshkurtëra. Ka një marrëveshje të pafolur që miqësitë që krijojmë nuk janë afatgjata, porse secila palë e di mirë se ç’duhet të japë dhe të marrë, e të mos presë shumë prej tjetrit; është një vorbull e ndërlikuar japje-marrjesh shumë të thjeshta, deri edhe primitive: të jap aq sa më jep, asgjë më shumë. Kjo vorbull, e cila disa prej nesh i tërheq më fort se ca të tjerë, është edhe lajtmotivi i romanit.

Personazhi kryesor është një mantenute që humb gjithçka dhe përballet me marrezinë. Çfarë mesazhi do të donit të përcillni për lexuesit përmes këtij personazhi?

Përtej të qenit mantenutë, Fiona është stereotipi i njeriut që e lejon ta marrë me vete rryma (në këtë rast, vorbulla). Sikurse prezantohet qysh në fillim të romanit, Fiona është një “ushtare e bindur e shoqërisë”, një vajzë e cila nuk arrin ta tejkalojë vullnetin e të tjerëve, të bëjë zgjedhjet e veta për jetën e vet. Nuk kam dashur të përcjell ndonjë mesazh të përveçëm, besoj se lexuesi nxjerr nga çdo vepër letrare përfundimet e veta, por kam dashur të nxjerr në pah atë që mund të ndodhë nëse nuk i mban në dorë frerët e jetës sate, kur i lejon të tjerët të të imponohen në zgjedhjet që ndikojnë direkt tek e ardhmja.

Si ndihmon horror-i në ndërtimin e një tregimi për përballjen me vetveten? 

Horrori është një mjet i fuqishëm për të nxjerrë në pah mbrapshtinë që mbartin disa aspekte të bashkëjetesës në këtë shoqëri, sikurse është tëhuajëzimi i vetvetes. Harrojmë cilët jemi në të vërtetë sepse në përpjekie për t’u përshtatur me turmën, përfundojmë duke u njëhsuar me të. Në këtë çast, ajo çfarë kemi lënë pas nga vetja na tremb, sikurse ajo që rrekemi të bëhemi për të qenë të pranuar nga të tjerët. Këtu lind simbolika e “frikshme” e vorbullës: një qenie kreshpëruese në pasqyrë, që ka tiparet tona, por një veti e papërcaktuar e bën atë të llahtarshme. Kjo veti është gjithçka kemi frikë të jemi.

Si ka qenë kalimi nga poezia në prozë dhe çfarë sfidash ka sjellë kjo për ju si autore?

Poezia besoj se është rruga përmes së cilës letërsia vjen te ne që në moshë të hershme. Unë besoj se njeriu është qenie poetike, që kërkon t’i japë kuptim përditshmërisë duke e materializuar atë në vargje, dhe bukuri duke u dhënë vargjeve tingëllim. Të bëhesh poet i madh, kam përshtypjen se shkon paralelisht me të bërit njeri i madh. Proza është krejt tjetër gjë, për mendimin tim, së paku në formën moderne të këtyre dy shprehive letrare. Për mua, proza ka dashur të thotë rritje, racionalitet, largim prej individuales emotive drejt një individualiteti më objektiv, që kërkon universalitetin. Sfida e kësaj është të marrësh përgjegjësinë e paramendimit: asgjë nuk duhet t’i lihet rastësisë, tekstit. Në njëfarë mënyre, një përpjekie për të mos e lënë veten të të rrëmbejë “vorbulla” e pathosit poetik. Poezinë e kam shkruar shumë kur kam qenë në kërkim të vetvetes nëpër vargje gati-gati spontane, kurse prozën e shkruaj me përpikëri kirurgu.

Në një tregim të tillë, ku përzihet horrori dhe dramat e jetës së përditshme, si e krijove një balancë mes të dyjave?

Shumë e thjeshtë: nisa të shkruaj një dramë të jetës së përditshme, tek e cila pastaj, nuk është aspak e vështirë të gjesh horrorin! Mund të shkoj deri aty sa të them se zhanret e tjera janë mënyra të ndryshme për të devijuar nga horrori i jetës së përditshme.

Çfarë mendove kur e konceptove për herë të parë këtë histori? Ishte e vështirë të kaloje nga poezia në një roman të ngarkuar me tensione dhe pasiguri?

Asokohe doja se s’bën të botoja një vepër në prozë dhe, duke qenë se kisha nisur një roman të gjatë, të gjatë të zhanrit fantazi epike të cilin për ta mbaruar, do të më duhen dhjetë vite, zura të shkruaja disa tregime të zhanrit horror. Mbarova vetëm njërin prej tregimeve kur më lindi ideja e një gruaje të hiperseksualizuar e cila ballafaqohet me një shëmbëlltyrë të huaj të vetes në pasqyrë. Pra, “Vorbulla” u nis si tregim. Mirëpo, me ta filluar nisa të mendoja detaje të shumta mbi personazhet dhe, pasi dashur pa dashur i krijova historitë jetësore të gjithësecilit jo për ta përdorur në rrëfim po për të pasur në mendje një portret më të qartë të tyre, kuptova se ky rrëfim do të ishte më i gjatë se të tjerët, mbase një novelë. E kisha të qarte qysh prej fillimit se si do të shkonte filli i ngjarjeve, por nuk e dija sa gjatë do të ndalesha në ndjeshmëritë e personazheve dhe si secili do të bëhej pjesë e imja. Kështu që “Vorbulla” u shndërrua në një roman.

Më duhet të them se pjesët e horrorit janë mjaft sfiduese për t’u shkruar, pasi kërkojnë të rrëmosh në drejtimin e duhur të imagjinatës së pacakë dhe gjithashtu një fjalor të larmishëm. Për këtë të fundit, më është dashur të lexoja romane vetëm në gjuhën shqipe, të sjellë sigurisht prej përkthyesve më të mirë që kemi, intensivisht për një vit të tërë, si edhe ta rishkruaja romanin dy herë.

Çfarë mund të ma zbuloni për karakteret e tjerë të romanit dhe mënyrën se si ata pasqyrojnë shoqërinë tonë?

Personazhet e romanit përfaqësojnë stereotipa të shoqërisë sonë. Fiona – mantenuta e bukur që nuk di të bëjë asnjë punë. Luara – blogerja e famshme që e kalon jetën mes qejfeve të shfrenuara. Redoni – barkaleci me Hammer që i ka bërë paratë me aktivitete të paligjshme dhe që financon politikanët. Xhino – djali “i mirë” dhe i shkolluar, prindërit e të cilit përfaqësojnë shtresën e pasur dhe intelektuale. Ndonëse janë në dukje tejet stereotipikë, aq sa ngjajnë parodikë, jam përpjekur t’i pasuroj me aspekte sa më njerëzore, të frymëzuara prej njerëzve që kam takuar në përditshmëri. Pra, romani përpiqet të nxjerrë në pah sa të ngjashëm jemi që të gjithë, pavarësisht shtresës shoqërore, apo stereotipit ku përkasim.

Çfarë ka qenë më e vështirë për ju në këtë libër: tema që trajtoni apo aspekti i krijimit të frikës dhe tensionit?

Tema ka qenë relativisht e lehtë: duke qenë se kam përvojë të gjatë në media, tematika të tilla i kam prekur, edhe fare pa dëshirë, mjaft shpesh në bisedat e përditshme mes kolegësh. Kam njohur edhe vajza të cilat nuk e kishin për turp të pranonin se e siguronin jetën përmes një të dashuri të kamur. Personazhet dhe motivet më erdhën mjaft natyrshëm. Krijimi i tensionit pastaj, është çështje teknike narrative. Megjithatë, kyçe për të krijuar tension është që personazhet dhe dramat e tyre të jenë sa më të besueshme. Ta bësh personazhin aq të prekshëm, sa lexuesi të presë që ai të reagojë në një mënyrë të caktuar përballë një rreziku. Të mos ndihet pra, ndërhyrja e autorit fuqiplotë në rrëfim, por ngjarjet të lexohen si rrjedhë e natyrshme e njëra-tjetrës. Kjo është pjesa më e vështirë e një rrëfimi të tillë dhe arsyeja përse një autor mezi fle gjatë kohës kur shkruan një roman.

Çfarë mund të presin lexuesit nga “Vorbulla”? A ka diçka që do të donit ta dinit përpara se të fillonin ta lexonin?

Mendoj se “Vorbulla” lexohet edhe nga ata të cilët nuk para lexojnë horror. Horrori këtu është përdorur si simbolikë, për aspekte te të cilat mund ta gjejnë veten edhe dashamirësit e zhanreve më “të buta”.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen në letërsi? Do të eksploroni më tej zhanra të tjerë, apo do të qëndroni te horror-i?

Do të qëndroj padyshim te fantazia. Është ëndrra ime të sjell në shqip një sagë të madhe, me elemente fantastike të frymëzuara nga epika jonë. Megjithatë, horrori mbetet “shtëpia” ime si autore dhe kam në plan ta eksperimentoj më tej. Kam një roman tjetër në dorëshkrim, i cili edhe pse horror është i një lloji shumë më të veçantë, që po lëvrohet shumë nëpër botë por unë, sikurse me “Vorbullën”, dua ta vendos në sfondin e realiteteve vendase.

Për lexuesit që janë të pasionuar pas zhanrit horror, cilat janë disa nga autorët apo librat që ju kanë frymëzuar për të krijuar këtë roman?

Kam lexuar shumë autore bashkëkohore latine, veçanërisht argjentinase, që shkruajnë horror. Samantha Schweblin është një rrëfimtare e shkëlqyer, ka një aftësi të veçantë për ta mbajtur tensionin lart, e cila më ka frymëzuar shumë sa i takon teknikës. Gjithashtu Mariana Enriquez, e cila ndërthur tematika sociale me elemente horrori. “Mishi është i butë” i Agustina Bazterricës të trondit duke përfytyruar një shoqëri ku tregtohet dhe konsumohet mish njeriu. Këto janë vetëm disa nga zërat e një bumi të ri të letërsisë së Amerikës Latine, që më kanë frymëzuar. Gjithashtu, nuk mund të lë pa përmendur fituesen e çmimit Nobel, Olga Tokarzcuk, e cila shkruan në zhanre të ndryshme, mes të cilëve edhe horrori. Olgën, them se duhet ta lexojnë të gjithë, pa përjashtim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *